Sport
Portugalia sekuestron 3.7 tonë kokainë në brigjet e Faros
Reklamë e Sponsorizuar
Autoritetet portugeze kanë sekuestruar 3.7 tonë kokainë në brigjet e Faros, në Algarve, gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër trafikimit të drogës, raporton RTP, transmeton “Bota sot”.
Droga u zbulua në një motoskaf rreth 80 milje detare në jug të Faros.
Gjatë operacionit, një i dyshuar humbi jetën pas një përplasjeje me autoritetet.
Dy persona të tjerë u arrestuan dhe pritet të dalin para gjykatës.
Operacioni “Mare Nostrum” u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet e Portugalisë, Spanjës dhe Italisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: