Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Gjilani i kthehet fitoreve, mposht bindshëm Drenicën

Redaksia Lajmetereja • 13-10-2026 18:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Gjilani i kthehet fitoreve, mposht bindshëm Drenicën
Gjilani i është kthyer fitoreve në Kampionatin e Kosovës. Skuadra gjilanase, para shikuesve të vet, ka triumfuar me rezultat bindës 3:0 ndaj Drenicës së Skenderajt. Këto janë tri pikë të mëdha për Gjilanin, i cili po kalonte një krizë rezultatesh, ndërsa Drenica ka zhgënjyer me paraqitjen e saj. Armend Thaqi ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 22-të, duke i dhënë Gjilanit epërsinë prej 1:0. Në minutën e 65-të, Mevlan Zeka shënoi nga afërsia për rezultatin 2:0. Zeka realizoi sërish në minutën e 86-të, duke vulosur fitoren e Gjilanit me rezultat 3:0. Nga ana tjetër, Drenica pati mundësinë të rikthehej në lojë, por Aurel Limani dështoi të shënonte nga penalltia në minutën e 50-të. Pas javës së nëntë në elitën e futbollit të Kosovës, Gjilani ngjitet në pozitën e tretë me 14 pikë, ndërsa Drenica mbetet në vendin e shtatë me 10 pikë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar