Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Sali: Maqedonia e Veriut kërkon përfshirje domethënëse të vendeve kandidate në Qendrën Evropiane për Reziliencë Demokratike

Redaksia Lajmetereja • 13-10-2026 15:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Sali: Maqedonia e Veriut kërkon përfshirje domethënëse të vendeve kandidate në Qendrën Evropiane për Reziliencë Demokratike
Zv. kryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në mëngjesin e punës të organizuar në margjinat e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian, theksoi rëndësinë e përfshirjes së vendeve kandidate që nga fillimi në Qendrën Evropiane për Reziliencë Demokratike, thuhet në njoftimin e MSÇE-së. Sali nënvizoi se manipulimi i informacionit nga aktorë të huaj, sulmet kibernetike dhe presionet ndaj mediave të pavarura dhe shoqërisë civile përbëjnë kërcënime të përbashkëta për shtetet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate.Sipas tij, qëndrueshmëria demokratike është bërë pjesë thelbësore e sigurisë evropiane. Përfshirja në këtë qendër do t’i mundësonte Maqedonisë së Veriut qasje më të shpejtë në vlerësimet evropiane të kërcënimeve, mekanizmat e paralajmërimit të hershëm, ekspertizën dhe rrjetet operacionale. Njëkohësisht, do të forconte kapacitetet për luftimin e dezinformimit, komunikimin strategjik, sigurinë kibernetike dhe mbështetjen për mediat e pavarura e shoqërinë civile, duke ndihmuar edhe reformat në fushat themelore të procesit të anëtarësimit. Ministri theksoi se Maqedonia e Veriut synon të jetë jo vetëm përfituese, por edhe kontribuuese aktive, duke ndarë përvojën e saj në përballjen me kërcënimet hibride. Ai bëri të ditur se kanë nisur përgatitjet e brendshme për pjesëmarrje substanciale, se Ministria e Drejtësisë është caktuar institucion koordinues dhe se janë emëruar pikat e kontaktit për komunikim me Sekretariatin e Qendrës. Në përfundim, Sali bëri thirrje për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se përfshirja e hershme e vendeve kandidate në instrumentet evropiane e bën zgjerimin një kontribut konkret për sigurinë, demokracinë dhe unitetin e Evropës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar