Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Genc Nuza delegohet si gjyqtar kryesor në Ligën e Konferencës

Redaksia Lajmetereja • 13-10-2026 15:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Genc Nuza delegohet si gjyqtar kryesor në Ligën e Konferencës
Gjyqtari kosovar Genc Nuza do të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjen ndërmjet FC Twente dhe FC Thun, në kuadër të fazës së ligës në UEFA Conference League. Ndeshja do të zhvillohet më 15 tetor në Enschede të Holandës, ndërsa delegimi i Nuzës nga UEFA përbën një tjetër vlerësim për gjyqtarin kosovar në arenën ndërkombëtare. Në këtë takim, Nuza do të asistohet nga Granit Hyseni dhe Fatmir Sekiraqa. Gjyqtar i katërt do të jetë Mentor Ajeti, ndërsa në rolin e AVAR-it është deleguar Alban Shala. Ky delegim vjen si një tjetër mundësi për gjyqtarët kosovarë që të dëshmojnë cilësitë e tyre në garat evropiane të organizuara nga UEFA.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar