Aktuale
Presidentja Justina Shiroka-Pula viziton familjen e Jakup Krasniqit
Reklamë e Sponsorizuar
Publikuar më:
Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka bërë të ditur se familja e tyre është nderuar me vizitën e presidentes së Kosovës, të cilës i kanë uruar suksese në detyrën e saj.
Ai theksoi se, në këto ditë të vështira për familjen dhe shtetin, nevojiten unitet, solidaritet dhe përkushtim në betejat ligjore për rikthimin e çlirimtarëve në atdhe.
Postimi i plotë:
Presidentja na nderoi sot me praninë e saj. Me këtë rast, i uruam punë të mbarë dhe suksese në misionin e saj në shërbim të Republikës së Kosovës!
Në këto ditë të vështira, jo vetëm për ne si familje, por edhe për shtetin tonë, na duhet unitet, solidaritet dhe përkushtim i palëkundur në betejat ligjore në përpjekjet për rikthimin në atdhe të çlirimtarëve tanë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: