Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Maqedonci diskuton me homologun polak thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje

Redaksia Lajmetereja • 13-10-2026 14:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Maqedonci diskuton me homologun polak thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, është takuar me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes së Polonisë, Władysław Kosiniak-Kamysz, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e sigurisë në nivel botëror dhe evropian, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes. Gjatë takimit, Maqedonci e ka njoftuar homologun polak për situatën e sigurisë në Kosovë dhe përparimin në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit. Vëmendje e veçantë i është kushtuar bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, veçanërisht mundësive për bashkëprodhim, si një fushë me potencial për zgjerimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Polonisë. Me këtë rast, Maqedonci ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Polonisë për sigurinë e Kosovës gjatë 27 viteve të fundit, si dhe për kontributin e ushtarakëve polakë në kuadër të misionit të KFOR-it. Kosova dhe Polonia vazhdojnë bashkëpunimin në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, me synimin për të avancuar më tej partneritetin ndërmjet dy vendeve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar