Politikë
Evropa po alarmohet për sulmet e mundshme ruse ndaj saj, po për sulmet e Serbisë ndaj Kosovës, kush duhet të alarmohet?
Reklamë e Sponsorizuar
Rusia me agresionin ndaj Ukrainës, e prishi përfundimisht ëndrrën për një Evropë pa luftë. Tash kjo ëndërr e prishur, po rrezikon që Rusia ta zgjeroj agresionin edhe ndaj EU, me pretekst se financiarisht e ushtarakisht po e ndihmojnë Ukrainën.
EU me 2014, kur Rusia e aneksoi Krimenë e Ukrainës, përpos disa masave simbolike, nuk kishte ndërmarr pothuaj asgjë serioze kundër aneksionit rus. Por tash kur Rusia po pörpiqet që ta aneksonte të tërë Ukrainën, si duket EU me vonesë, po i doli gjumi.
Ky ishte një sinjal se po e pushtoi Rusia, Ukrainën, ajo nuk do të ndalej me kaq. Pra ishte shenjë se ndaj Rusisë duhet reagim i përgjithshëm, përndryshe do të rrezikohej edhe vetë ekzistenca e Unionit Evropian.
Sa më shumë që po zgjat konflikti me Ukrainën, Rusia po e demaskon veten gjithnjë e më shumë, duke i bindur të gjithë se ajo nuk është një fuqi botërore, për të cilën shitet përball perëndimin.
Nga pamundësia që Rusia ta pushtoi Ukrainën, po tenton nga smira që ajo ti dëmtoi edhe të tjerët: me propagandë, sulme kibernetike, sulme me dronë, siç ishin rastet në Poloni, Rumani, Moldavi, në një aeroport të Gjermanisë, sulme sabotazhi, organizime ilegale me refugjatë për destabilizimin e EU, sulmet kufitare, planifikimi i sulmeve terroriste ndaj drejtorëve të koncerneve dhe firmave të fuqishme nëpër Evropë etj.
Së fundi për brengosje janë edhe zbulimet e organeve Inteligjente të shumë shteteve të EU dhe SHBA për planet ruse, që të sulmoi edhe shtete anëtare të NATOS dhe EU, në mënyrë që ta testoi reagimin e tyre.
Derisa ndaj sulmeve dhe planeve ruse po alarmohet i tërë perëndimi dhe EU, shtrohet pyetja: kush do të alarmohet në Ballkan përpos Kosovës dhe shqiptarëve nga sulmet e njëpasnjëshme të Serbisë, e cila njësoj me metodat ruse po vepron, por si duket në heshtje, pa tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar.
Siç po zhvillohen ngjarjet, këtë po e teston edhe Serbia: Kosova dhe shqiptarët do të jenë të vetmit, që do ti kundërvihen makinerisë së saj ushtarake dhe kibernetike.
Për rrezikshmërinë e Ballkanit nga Serbia kanë paralajmëruar rregullisht sidomos Kosova dhe Kroacia, po askush këto apele deri më sot nuk i ka marr seriozisht. Kjo është vërejtur edhe me sulmin në Banskë, sulmin terrorist ndaj Ibër - Lepencit, gjetjen e vazhdueshme të armatimit dhe uniformave ushtarake të milicisë serbe në Veri, deklaratat dhe sulmet raciste me ide fashiste të Vuçiqit, Vulinit, Daçiqit etj.
Për fat të mirë përgjigjes së këtyre kërcënimeve i janë përgjigjur bashkërisht Kosova, Kroacia dhe Shqipëria me marrëveshjen e përbashkët ushtarake, po për keqardhje është se, a mund ti besohet kryeministrit Rama, duke i parë se në ç´gjendje e ka sjell Shqipërinë.
Pas kryeministrit Ramës qëndrojnë vetëm grupacionet enveriste (marksiste - leniniste) siç janë në PD të Kosovës, Lëvizja Popullore e Kosovës dhe Ali Ahmeti me grupacionin e tij, si dhe OVL - UÇK e Gucatit dhe Lushtakut.
Për fat të mirë Albin Kurti, nga një ekstremist i majtë (siç është cilësuar në fillim edhe nga perëndimi), ka bërë kthesë në krahun social demokrat, të stilit të partive demokratike evropiane (vlerësim i perëndimit).
Në këto momente më mirë se do ti kundërvihej Kurti Serbisë, në aspektin politik dhe ushtarak, nuk ekziston asnjë personalitet tjetër në Kosovë. Këtë ai e vërtetoi edhe me Veriun e Kosovës. Në këto momente të vështira kur Serbia po i pret rrethanat gjeostrategjike ndërkombëtare, për ta sulmuar Kosovën, rreshtimi dhe përkrahja për Albin Kurtin, duke i parë rrethanat në Shqipëri, është alternativa e vetme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: