Sport
FFK-ja investon në infrastrukturë, nis ndërtimi i fushës së re për FC Prishtinën në Bërnicë
Reklamë e Sponsorizuar
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), në kuadër të programit HatTrick të UEFA-s, po vazhdon investimet në infrastrukturën sportive me synimin për të krijuar kushte më të mira për zhvillimin e futbollit në vend.
Projekti i radhës është ndërtimi i një fushe futbolli për FC Prishtinën në Bërnicë, e cila do t’i shërbejë klubit për stërvitje, përgatitjen e skuadrës dhe zhvillimin e talenteve të reja.
Sipas FFK-së, investimet në infrastrukturë janë thelbësore për përparimin e futbollit, veçanërisht për krijimin e kushteve të përshtatshme për gjeneratat e reja.
Përmes bashkëpunimit me UEFA-n dhe programit HatTrick, FFK-ja synon të zgjerojë hapësirat për stërvitje dhe të forcojë bazën për zhvillimin e futbollit kosovar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: