Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Prapaskenat e tensionuara në ndeshjen Barcelona-Getafe: Provokimi i papritur ndaj Lamine Yamal

Redaksia Lajmetereja • 13-10-2026 11:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Prapaskenat e tensionuara në ndeshjen Barcelona-Getafe: Provokimi i papritur ndaj Lamine Yamal
Një episod i fshehur nga sfida mes Barcelonës dhe Getafes, e zhvilluar të shtunën e kaluar, ka dalë në dritë falë pamjeve të transmetuara nga emisioni “El Día Después” i “Movistar Plus”, duke tërhequr vëmendjen e opinionit sportiv. Ngjarja u regjistrua pas një dyluftimi pranë zonës rreptësisë mes Gordon dhe portierit David Soria. Gjyqtari Jesús Gil Manzano akordoi faull në favor të vendasve, vendim ky që nxiti pakënaqësi te futbollistët katalanas, të cilët këmbëngulnin se faulli ishte bërë në drejtim të kundërt. Në mesin e lojtarëve që protestuan pranë kryesorit ishte edhe talenti Lamine Yamal, i cili u dëgjua t'i drejtohej gjyqtarit me fjalët: “Por në fund ai gjuan, në fund ai gjuan”. Në atë moment të tensionuar, në skenë hyri mbrojtësi i Getafes, Abqar, i cili iu drejtua sulmuesit të ri të Barcelonës me një fjali provokuese: “Lamine, Lamine, ti dëshiron të luash për Marokun. Lamine, ti dëshiron”. Yamal provoi të shkëputej nga situata duke e larguar lehtësisht me krah mbrojtësin kundërshtar, por ky i fundit vijoi ta ndiqte gjatë gjithë kohës së protestave. Pasi gjyqtari refuzoi të ndryshonte vendimin e tij, talenti i Barcelonës u largua përfundimisht nga grumbulli i lojtarëve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar