Politikë
Abdixhiku diskuton me senatorët Shaheen e Durbin: Domosdoshmëria e rivendosjes së dialogut strategjik me Uashingtonin
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me dy figura të shquara të Senatit amerikan, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin.
Gjatë këtij takimi, kreu i LDK-së ka përcjellë mirënjohjen e thellë për mbështetjen e palëkundur dhe rolin kyç që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur në të gjitha fazat e lirisë, shpalljes së pavarësisë dhe procesit të shtetndërtimit të Kosovës.
“Në takim theksova nevojën për rikthimin në Dialogun Strategjik me SHBA-në. Kosovës i duhet ta forcojë besimin dhe bashkëpunimin me aleatin e saj më të rëndësishëm. Kjo kërkon përkushtim, përgjegjësi dhe veprime konkrete”, ka shkruar Abdixhiku në profilin e tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: