Sport
Konfirmim i lartë nga UEFA: Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në Ligën e Konferencës
Reklamë e Sponsorizuar
Gjyqtari kryesor nga Kosova, Genc Nuza, do të ketë një tjetër mision të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, duke dëshmuar edhe një herë rritjen dhe përfaqësimin e denjë të futbollit kosovar jashtë kufijve.
Sipas njoftimit zyrtar nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), shtëpia evropiane e futbollit, UEFA, i hequr besimin Nuzës për të udhëhequr si gjyqtar kryesor sfidën mes FC Twente dhe FC Thun. Ky duel i vlefshëm për fazën e ligës në UEFA Conference League do të zhvillohet më 15 tetor në qytetin holandez të Enschede-s.
Në këtë detyrë ndërkombëtare, Genc Nuza do të mbështetet nga një ekip i plotë gjyqtarësh nga Kosova. Asistentët e tij në fushë do të jenë Granit Hyseni dhe Fatmir Sekiraqa, ndërkohë që roli i gjyqtarit të katërt i është besuar Mentor Ajetit, kurse në dhomën e videoregjistrimit (AVAR) do të veprojë Alban Shala.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: