Sport
Nder për gjyqtarët shqiptarë, Enea Jorgji dhe Florian Lata besim nga UEFA për sfidat e së enjtes
Reklamë e Sponsorizuar
Gjyqtarët shqiptarë janë sërish në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, pasi do të ndajnë drejtësinë këtë të enjte në dy ndeshje të rëndësishme të vlefshme për UEFA Europa League dhe UEFA Conference League, me fillim nga ora 18:45.
Në kompeticionin e UEFA Europa League, kryesori Enea Jorgji do të ketë përgjegjësinë e drejtimit të ballafaqimit ndërmjet Torreense dhe Sunderland, e cila do të luhet në stadiumin “Estádio Municipal de Leiria”. Për këtë duel, Jorgji do të mbështetet nga asistentët Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërkohë që Juxhin Xhaja do të ushtrojë detyrën e gjyqtarit të katërt, kurse Albert Doda do të kujdeset për sistemin AVAR.
Ndërkaq, në UEFA Conference League, Florian Lata do të jetë arbitri kryesor i përballjes mes Riga FC dhe FC Kairat Almaty, e cila do të zhvillohet në “Skonto Stadions” në të njëjtin orar, në 18:45. Përkrah Latës në fushë do të jenë anësorët Erind Burgu dhe Ilir Tartaraj, me Andi Koçin si arbitër të katërt. Përgjegjës për sistemin VAR do të jetë Kreshnik Bajramaj, ndërsa Olsion Yzeiraj është caktuar në rolin e AVAR.
Ky delegim i gjyqtarëve nga Shqipëria në arenën europiane përfaqëson një tjetër sukses dhe konfirmim të rëndësishëm për nivelin e arbitrimit tonë vendas, duke reflektuar besimin në rritje që institucioni evropian i futbollit ka për profesionalizmin e tyre.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: