Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Debat i ashpër në Komisionin për Buxhet: Haxhiu akuzon Nagavcin për shkelje kushtetuese

Redaksia Lajmetereja • 13-10-2026 10:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Debat i ashpër në Komisionin për Buxhet: Haxhiu akuzon Nagavcin për shkelje kushtetuese
Përplasje të ashpra verbale janë regjistruar gjatë mbledhjes së Komisionit për Buxhet, ku protagonistë kanë qenë deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci. Tensionet nisën kur Haxhiu e akuzoi hapur Nagavcin se ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës përmes ndërhyrjes në kompetencat që i takojnë nivelit lokal. "Po më flet për agjendtë të opozitës, normal që kemi agjendë dhe do ta shtyjmë nga dita 1 deri në ditën e fundit. Por vec po i referohem fjalës së saj. Është fakt që zonja Nagavci si ministre është shkelëse e Kushtetutës. Unë e di përvojen e secilës. Jeni numër një për shkelës të Kushtetutës", u shpreh Haxhiu gjatë fjalës së saj në komision. Gjatë diskutimit, ligjvënësja e Aleancës vuri theksin te fakti se zyrtarët e pushtetit aktual veprojnë si praktikantë dhe se do të përfundojnë karrierën e tyre në këtë mënyrë, duke shtuar se Nagavci nuk ka treguar asnjëherë pendesë dhe nuk ka kërkuar falje publike për shkeljet e konstatuara. Në kundërpërgjigjen e saj, Arbërie Nagavci refuzoi të përfshihet në një debat të drejtpërdrejtë me Haxhiun, duke kujtuar se akuza të ngjashme janë përsëritur edhe në të kaluarën dhe se tashmë ajo ka ndërmarrë hapa ligjorë ndaj tyre përmes padive në gjykatë. "Do të evidentohet tendenca e saj për shpifje", theksoi Nagavci, duke hedhur poshtë pretendimet e ngritura nga deputetja e opozitës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar