Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Tragjedia në Ferizaj: Ndalohet një person pas vdekjes së punëtorit që ra nga lartësia

Redaksia Lajmetereja • 13-10-2026 08:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tragjedia në Ferizaj: Ndalohet një person pas vdekjes së punëtorit që ra nga lartësia
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka marrë masën e ndalimit prej 48 orësh ndaj një personi me inicialet B.T., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Cen Dugolli” në qytetin e Ferizajt, ku një punëtor ka pësuar rënie nga lartësia teksa ishte duke kryer punime në një kantier ndërtimi, pasojë kjo që i ka kushtuar atij jetën. Ekipi mjekësor kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është përcjellë për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Pas marrjes së informacioneve, prokurori kujdestar ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka udhëzuar Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin e Punës që të angazhohen në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave në të cilat ndodhi tragjedia. Nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është bërë e ditur se ndaj të dyshuarit do të ndërmerren hapat e mëtutjeshëm proceduralë, konform afateve ligjore në fuqi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar