Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Dy gjigantët spanjollë në betejë për talentin e Manchester United, largimi mund të ndodhë në janar

Redaksia Lajmetereja • 12-10-2026 21:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Barcelona dhe Real Madrid kanë nisur lëvizjet konkrete për të siguruar shërbimet e JJ Gabriel, një prej perlat e reja të akademisë së Manchester United, i cili duket se ka marrë vendimin për të lënë Anglinë. Sulmuesi i talentuar, i cili ka festuar së fundmi ditëlindjen e tij të 16-të, pritet të bëhet mollë sherri mes dy superfuqive të La Ligës. Ato synojnë të bindin lojtarin dhe familjarët e tij për projektin e tyre sportiv. Burimet bëjnë me dije se ky transferim mund të marrë jetë në afatin kalimtar të janarit 2027, pavarësisht se ka ende disa detaje burokratike për t'u mbyllur. Megjithatë, garat për 16-vjeçarin nuk përfshijnë vetëm katalanasit dhe madrilenët. Gjiganti gjerman Bayern Munich dhe ai francez Paris Saint-Germain e kanë monitoruar me vëmendje rritjen e sulmuesit anglez, ndonëse pistat aktuale sinjalizojnë një transferim të mundshëm drejt gadishullit iberik. Pengesa kryesore për finalizimin e marrëveshjes mbetet aspekti dokumentar. Aktualisht po punohet intensivisht për t'i siguruar atij një pasaportë evropiane, një hap kyç që do t'i hapte rrugën kalimit të tij te një skuadër e Bashkimit Evropian pa pengesa ligjore. Në kampin madrilen ekziston një besim i madh se mund ta fitojnë këtë garë për 16-vjeçarin, duke e parë veten në pozita komode për ta bindur. Edhe pse Barcelona mbetet një rivale e fortë dhe e paparashikueshme, verdikti përfkumtar ende nuk është dhënë. Në krahun tjetër, Manchester United po bën përpjekjet e fundit për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve dhe për ta bindur sulmuesin e ri të besojë te e ardhmja në “Old Trafford”. Sidoqoftë, gjasat që ai të vijojë rrugëtimin e tij me fanellën e “Djajve të Kuq” po zbehen me kalimin e kohës. Momentalisht, Gabrieli gjendet në Spanjë, ku po zhvillon seanca stërvitore nën kujdesin e një përgatitësi fizik personal, ndërkohë që vijojnë bisedimet intensive për destinacionin e ardhshëm në karrierë. Një ndarje e tillë do të sillte efekte edhe në planin financiar për Manchester United. Nëse lojtar largohet jashtë kufijve të Anglisë, klubi anglez rrezikon të arkëtojë vetëm rreth 350 mijë funte si dëmshpërblim për zhvillimin e tij, shifër kjo tejet modeste krahasuar me potencialin e madh që mbart sulmuesi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar