Sport
Incidenti në studio, ish-futbollistja Edonisa Aliu thyen heshtjen pas përplasjes fizike me Liridon Lecin
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-futbollistët Edonisa Aliu dhe Liridon Leci janë shndërruar në qendër të vëmendjes mediatike pas një ngjarjeje të paprecedentë që ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme.
Tensioni mes tyre, i nisur gjatë transmetimit të emisionit “Dueli Sportiv”, ka degeneruar në fyerje të rënda dhe më pas në një sulm fizik menjëherë pas përfundimit të programit. Ngjarja tashmë ka marrë përmasa zyrtare, pasi autoritetet e Prokurorisë në Prishtinë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Pas bujës së madhe dhe reagimeve të shumta në opinionin publik, ish-futbollistja Edonisa Aliu ka bërë një postim zyrtar në llogarinë e saj në rrjetin social “Facebook”.
“Jam e detyruar të reagoj publikisht pas ngjarjes së djeshme në emisionin “Dueli Sportiv”, ku, pas përfundimit të emisionit, jam fyer në mënyrë vulgare dhe jam sulmuar fizikisht nga Liridon Leci, analist dhe trajner i KF Vëllaznimit të Gjakovës. Për këtë ngjarje ka dëshmitarë, ndër ta Ndrec Gjonaj, Faruk Statovci dhe persona të tjerë të pranishëm. Uroj që e gjithë ngjarja të zbardhet deri në detaje dhe të shqyrtohen pamjet filmike nga momenti i përfundimit të emisionit e deri në përfundim të incidentit, në mënyrë që gjithçka të dokumentohet e të vërtetohet. Besoj se e vërteta duhet të dalë në dritë dhe se askush nuk duhet të ndihet i paprekshëm përballë veprimeve të tilla. Respekti, dinjiteti dhe siguria personale nuk duhet të cenohen në asnjë rrethanë. Deri në një reagim tjetër, nuk dëshiroj të zgjatem më shumë për këtë çështje”, ka theksuar Aliu në reagimin e saj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: