Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Goditje për Amedsporin dhe Kosovën: Lumbardh Dellova rrezikon një muaj jashtë fushave

Redaksia Lajmetereja • 12-10-2026 19:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Goditje për Amedsporin dhe Kosovën: Lumbardh Dellova rrezikon një muaj jashtë fushave
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova, ka rrezikuar të mungojë për rreth katër javë në fushën e blertë, pas dëmtimit të pësuar në sfidën e fundit të Superligës turke mes Amedsporit dhe Gençlerbirligit, e cila u mbyll me barazimin 2-2. Futbollisti u detyrua të braktisë lojën para kohe, saktësisht në minutën e 84-t të takimit, për shkak të një shqetësimi fizik që e detyroi stafin mjekësor të ndërhynte menjëherë. Në lidhje me situatën e qendërmbrojtësit, klubi turk ka lëshuar një komunikatë zyrtare, ku bën të ditur se lojtarit i është nënshtruar rezonanca magnetike dhe tashmë ka nisur procesin e rikuperimit. “Futbollisti ynë, Lumbardh Dellova, i cili pësoi lëndim në ndeshjen ndaj Gençlerbirligit, i është nënshtruar ekzaminimeve me rezonancë magnetike dhe ka nisur trajtimin. Ekipi ynë mjekësor po vazhdon procesin e trajtimit me qëllim që futbollisti të rikthehet në fushë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e Amedsporit. Ndërkohë, raportimet nga shtypi turk bëjnë me dije se periudha e mungesës së tij pritet të jetë së paku një muaj, ndërsa koha e saktë e kthimit do të varet nga reagimi i trupit ndaj terapisë. Kjo pauzë e detyruar vjen në një moment delikat edhe për Përfaqësuesen e Kosovës, ku Dellova luan një rol kyç në prapavijë. “Dardanët” përgatiten për dy sfidat e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve gjatë muajit nëntor, ku fillimisht do të presin Izraelin në Prishtinë më 14 nëntor, për ta mbyllur ciklin në udhëtim ndaj Irlandës në Dublin më 17 nëntor.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar