Politikë
Kryeministri Rama pret në takim ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gideon Sa’ar lëvdata të forta për Shqipërinë
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim zyrtar me ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gideon Sa’ar, i cili ndodhet për vizitë në Tiranë.
Pas takimit, kryediplomati izraelit ka përdorur rrjetin social X për të ndarë përshtypjet e tij, duke e cilësuar kreun e qeverisë shqiptare si një ndër liderët më etikë dhe më të shquar në shkallë globale sot, i cili udhëheq prej 13 vitesh vendin e tij.
Gjatë bisedës, e cila u cilësua e thellë dhe përfshijëse, u trajtuan tema që lidhen me forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, si dhe zhvillimet e fundit gjeopolitike në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Lindjen e Mesme.
Sa’ar shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Shqipëria i ka dhënë Izraelit, duke e quajtur Ramën një mik të vërtetë që nuk është tërhequr në periudha sfiduese dhe një zë të fortë e parimor përballë terrorizmit dhe antisemitizmit në arenën ndërkombëtare.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: