Aktuale
Rrëfim tronditës në “Për’puthen”: Konkurrentja zbulon se është nënë e një djali 14-vjeçar dhe flet për dramën familjare
Reklamë e Sponsorizuar
Një rrëfim mjaft personal dhe emocional ka tronditur sot studio e programit “Për’puthen”, ku konkurrentja Ada ka ndarë për herë të parë me shikuesit një pjesë të errët dhe të panjohur të jetës së saj, duke konfirmuar se është nënë e një djali 14-vjeçar.
E reja tregoi se kur ishte vetëm 17 vjeçe mori vendimin e vështirë për të lënë shtëpinë dhe për të nisur një bashkëjetesë, vendim ky që solli shkëputjen e plotë të komunikimit me familjen e saj për një vit të întër. Ajo sqaroi se, pavarësisht moshës së re, nga ajo lidhje erdhi në jetë djali i tyre, për të cilin sot kujdeset përkushtueshëm edhe ish-bashkëshorti, duke bërë që vogëlushi të mos ndjejë mungesën e asnjërit prej prindërve.
Sipas dëshmisë së Adës, shkaku kryesor i mosmarrëveshjeve me familjen ishin paragjykimet e prindërve të saj ndaj djemve nga qyteti i Fierit, pasi ata konsideronin se ai nuk përbënte zgjedhjen e duhur për të bijën. Për më tepër, situata familjare ka qenë edhe më e rëndë për shkak të divorcit të prindërve dhe faktit se i ati ishte larguar në emigracion pa u kthyer më pas.
Sa i përket statusit të saj aktual sentimental, konkurrentja konfirmoi se ajo dhe ish-bashkëshorti i saj janë ndarë përfundimisht, por vazhdojnë të ruajnë raporte korrekte dhe bashkëpunuese me njëri-tjetrin.
Në lidhje me reagimet pas daljes në televizion, Ada zbuloi se ish-partneri e kishte kontaktuar menjëherë për t'i shprehur pakënaqësinë e tij pse ajo kishte zgjedhur ta mbante të fshehtë faktin se kishte një djalë. “Ai më ka shkruar, ishte mërzitur, pse nuk e tregove që ke një djalë më tha, por unë i thash s’më pyeti njeri, nuk u interesuan. Pastaj doja te flisja njëherë për veten”, u shpreh ajo gjatë rrëfimit të saj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: