Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Tronditet sporti kosovar, ndërron jetë në moshë të re ish-hendbollistja Edona Januzi Meqikukiqi

Redaksia Lajmetereja • 12-10-2026 19:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tronditet sporti kosovar, ndërron jetë në moshë të re ish-hendbollistja Edona Januzi Meqikukiqi
Komuniteti sportiv në vend është tronditur nga një lajm i hidhur, pasi në moshë të re është ndarë nga jeta ish-hendbollistja e njohur, Edona Januzi Meqikukiqi. Gjatë karrierës së saj sportive, ajo ka djersitur fanellën e klubit Kastrioti nga Ferizaj, duke u dalluar në pozitën e alos dhe duke lënë gjurmë te skuadra ferizajase. Vdekja e saj e parakohshme ka lënë pas dhimbje të madhe, e cila është bërë publike përmes një mesazhi prekës nga Ervin Meqikukiqi. "Sot po mundohem t’i gjej fjalët për dhimbjen më të madhe të jetës sime, por nuk ka fjalë në këtë botë që mund ta përshkruajnë boshllëkun që ke lënë në shpirtin tim", ka shkruar ai në rrjetet sociale. "Si t’i them lamtumirë njeriut me të cilin ëndërrova të plakesha? Si t’i them lamtumirë dashurisë sime, shoqes sime më të mirë, nënës së vajzës sonë, gjysmës tjetër të shpirtit tim?" Në fjalët e tij dedikuar bashkëshortes së ndjerë, ai ka shtuar: "Di vetëm një gjë: nëse do të më jepej mundësia ta jetoja jetën edhe një mijë herë, në secilën prej tyre do të të zgjidhja përsëri ty". "E lus Zotin qe të shpërblejë me xhenet dhe parajsën më të bukur, ashtu siç e meriton shpirti yt i pastër. Të desha dje, të dua sot dhe do të të dua deri në frymën time të fundit. Përgjithmonë e imja, përgjithmonë e jona", përfundon shkrimi i tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar