Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Tragjedia në Gjilan: Familjari dedikon fjalë prekëse 29-vjeçarit që dyshohet se u vra nga i ati

Redaksia Lajmetereja • 12-10-2026 16:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tragjedia në Gjilan: Familjari dedikon fjalë prekëse 29-vjeçarit që dyshohet se u vra nga i ati
Një anëtar i familjes së 29-vjeçarit, i cili dyshohet se mbeti i vrarë nga dora e babait të tij në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ka ndarë dhimbjen e tij me ndjekësit përmes një postimi në rrjetet sociale, duke përcjellë mesazhin e fundit lamtumirës. Përmes një fotografie të shpërndarë në profilin e tij në Instagram, ai ka shprehur trishtimin e thellë për këtë humbje të parakohshme, duke kujtuar të riun me fjalë prekëse dhe lutje për shpirtin e tij. "Sa e rëndë të thuhet lamtumirë kur duhej ende të jetoje. Prehu në paqe, shpirti yt u bëftë banor i Xhenetit. Allahu të mëshiroftë!", ka shkruar ndër të tjera familjari. Kujtojmë se ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik mbrëmjen e së dielës në Pogragjë, ndërkohë që autoritetet e rendit janë vënë në lëvizje për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave. Ndërkaq, i dyshuari kryesor, babai i viktimës, vazhdon të jetë ende në kërkim nga policia.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar