Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Tragjedia në Gjilan: Nesër jepet lamtumira e fundit për motër e vëlla që u morën jetën tragjikisht

Redaksia Lajmetereja • 10-10-2026 21:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tragjedia në Gjilan: Nesër jepet lamtumira e fundit për motër e vëlla që u morën jetën tragjikisht
Egzon dhe Nafije Bugujevci do të përcillen nesër për në banesën e fundit, pas ngjarjes tronditëse që tronditi opinionin publik. Të dy viktimat, motër e vëlla, humbën jetën tragjikisht ditën e djeshme në fshatin Livoç të Gjilanit, ngjarje kjo ku dyshohet se u vra Nafijja nga bashkëshorti i saj. Këshilli i fshatit Pozheran ka bërë të publike detajet për ceremoninë mortore, duke njoftuar se akti i fundit i varrimit për të ndjerët do të zhvillohet nesër, në orën 15:40. Në njoftimin e plotë të lëshuar për publikun thuhet: "Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh, njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe dashamirët se janë ndarë nga jeta motër e vëlla: Egzon dhe Nafije Bugujevci. Varrimi i të ndjerëve do të bëhet nesër, më 11 tetor 2026 (e diel), në ora 15:40, në Xhaminë e Pozheranit." Në këto momente të rënda pikëllimi, redaksia jonë i bashkohet dhimbjes së thellë të familjes Bugujevci dhe të gjithë të afërmve për këtë humbje të pariparueshme. Të pikëlluar mbeten pjesëtarët e familjes Bugujevci, të cilëve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar