Sport
Projektet infrastrukturore në Bërvenicë, Huseini siguron mbështetjen e Ministrisë së Transportit për rrugën Stençe-Gurguricë
Reklamë e Sponsorizuar
Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Bërvenicës, Jakup Huseini, ka siguruar mbështetjen zyrtare nga zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, për zbatimin e nismave kyçe infrastrukturore, ku fokusi kryesor mbetet zgjerimi i aksit rrugor Stençe-Gurguricë.
Nëpërmjet një video-mesazhi të shpërndarë në platformat sociale, Huseini ka vënë në dukje para zëvendësministres kërkesat urgjente të banorëve të Gurguricës, të cilat përbëjnë edhe zotimet e tij kryesore elektorale.
“Ministre, ne jemi në fushatë dhe ngutemi pak. Unë u kam dhënë disa premtime atje poshtë dhe pa juve nuk mund t’i realizoj. Shumë e rëndësishme është rruga Stençe-Gurguricë dhe disa projekte të tjera. Ju lutem që t’i shqyrtoni dhe t’i keni parasysh”, ka deklaruar Huseini gjatë bashkëbisedimit.
Nga ana e saj, Zekolli Shaqiri ka garantuar se bashkëpunimi me komunën e Bërvenicës do të vijojë me intensitet, duke kujtuar se deri më tani janë financuar 14 projekte të ndryshme me një buxhet prej 1.5 milion eurosh.
“Do të vazhdojmë të mbështesim edhe ato pjesë të rrugëve që kanë ngelur dhe që janë në nevojë të banorëve të asaj zone. Ti më përmende pjesën e fshatit Gurguricë, kështu që ke mbështetjen tonë”, ka theksuar zëvendësministrja.
Ky dakordim është vlerësuar nga Huseini si një garanci e fortë për jetësimin e këtij projekti jetik, duke rikonfirmuar përkushtimin e tij ndaj interesave dhe nevojave të qytetarëve të Bërvenicës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: