Aktuale
Reagimi i fortë i Altin Krasniqit: Ish-udhëheqësit e UÇK-së do të ishin të lirë pa pozitat e tyre, po dënohet sakrifica e një populli
Reklamë e Sponsorizuar
Altin Krasniqi ka përcjellë një tjetër reagim të ashpër pas shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Dhomat e Specializuara me seli në Hagë.
Sipas Krasniqit, nëse procesi gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve do të bazohej ekskluzivisht në veprimet e tyre individuale dhe jo në funksionet hierarkike që ata ushtruan brenda strukturave të UÇK-së, ata sot do të gëzonin lirinë e plotë.
Në qëndrimin e tij, ai ka sqaruar se pesha e pozitave të tyre shtetformuese u kthye në një penalizim për ta, duke theksuar: “U dënua UÇK-ja, jo individët. Nëse ua heqim pozitat që kanë mbajtur në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së dhe i gjykojmë vetëm individualisht, mbi veprimet konkrete të secilit, ata sot do të ishin të lirë. Por, pikërisht për shkak të pozitave të tyre në UÇK, ata u bënë ndër figurat kryesore që negociuan dhe nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë dhe më pas kontribuuan në krijimin e shtetit të Kosovës! Prandaj, ajo që dhemb më shumë është se, përmes tyre, është dënuar UÇK-ja dhe sakrifica e një populli të tërë”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: