Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Goditje e rëndë për Anis Mehmetin: Humbet dy milionë euro dhe rekordin personal në treg

Redaksia Lajmetereja • 09-10-2026 21:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Goditje e rëndë për Anis Mehmetin: Humbet dy milionë euro dhe rekordin personal në treg
Anis Mehmeti ka pësuar një rënie të ndjeshme në vlerën e tij të re në tregun e transferimeve, duke u kuotuar tashmë shifrën e 13 milionë eurove në faqen e specializuar “Transfermarkt”. Ky ndryshim përfaqëson një zhvlerësim prej dy milionë eurosh për mesfushorin me tipare sulmuesi. Futbollisti 25-vjeçar po kalon një periudhë delikate në karrierën e tij profesionale. Skuadra e Ipsuiç e ka lënë jashtë planeve, duke e lënë në tribunë dhe duke mos i dhënë hapësirë as për të qenë pjesë e stolin e rezerave. Kjo situatë e vështirë është reflektuar drejtpërdrejt edhe në kuotimin e tij financiar, i cili më herët kishte arritur majën e 15 milionë eurove si rekord personal. Nuk përjashtohet mundësia që në merkaton e janarit të ketë një kthesë në karrierën e tij përmes një ndryshimi skuadre. Gjatë muajve të verës, Mehmeti refuzoi kalimin në Championship, pavarësisht interesimit konkret nga Reksam, Derbi dhe Birmingham, clube që kishin gati oferta deri në 10 milionë euro për shërbimet e tij. Pavarësisht kësaj rënieje, Mehmeti vazhdon të ruajë primatin si lojtari më i vlerësuar financiarisht në radhët e Kombëtares shqiptare. Menjëherë pas tij në këtë renditje pozicionohen Kristjan Asllani me 12 milionë euro, Ernest Muçi me 11 milionë euro dhe Mirlind Daku me 10 milionë euro.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar