Aktuale
Lëvizje e papritur te Elbasani para sfidës me Vorën, klubi zyrtarizon bashkëpunimin e ri
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i Elbasanit ka zyrtarizuar një ndryshim të rëndësishëm në aspektin e marketingut, duke siguruar një sponsor të ri për fanellat e skuadrës për sezonin 2026/2027.
Përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, drejtuesit e ekipit verdheblu bënë të ditur se kanë kurorëzuar marrëveshjen me “Lori Caffe”, e cila tashmë do të jetë logoja kryesore dhe qendrore në fanellat e nënkampionëve.
Kjo lëvizje strategike për imazhin e klubit vjon vetëm 24 orë përpara përballjes zyrtare që skuadra do të zhvillojë kundër Vorës në stadiumin “Elbasan Arena”, duel ky i programuar për të nisur nga ora 18:30.
Formacioni i drejtuar nga trajneri Gvozdenovic e ka shfrytëzuar periudhën e fundit të pushimit për të rikarikuar bateritë, ndërsa duke luajtur si pritës synojnë me çdo kusht triumfin për të siguruar tri pikët e radhës dhe për t'u afruar me majën e klasifikimit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: