Politikë
Hap i rëndësishëm drejt BE-së, Rama: Nis numërimi mbrapsht për mbylljen e Kapitullit 20
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një lajm të rëndësishëm për rrugëtimin eurointegrues të vendit, pasi Bashkimi Europian ka dhënë dritën jeshile për përmbylljen e negociatave të Kapitullit 20, i cili përqendrohet tek ndërmarrjet dhe politika industriale.
Në reagimin e tij zyrtar, kreu i Qeverisë e ka vlerësuar këtë arritje si një gur kilometrik drejt anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në familjen e madhe europiane, duke nënvizuar se tashmë ka filluar faza përfundimtare e numërimit mbrapsht drejt synimit madhor historik.
“Shqipëria mbyll Kapitullin e Parë, nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik. Drita jeshile nga BE për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20 forcon perspektivën për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim”, ka shkruar ndër të tjera kryeministri Rama në mesazhin e tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: