Sport
Dramë në Dortmund, Werderi përmbys epërsinë e dyfishtë në minutat e fundit
Reklamë e Sponsorizuar
Borussia e Dortmundit ka lëshuar fitoren nga duart në minutat e fundit të sfidës së vlefshme për xhiron e pestë të edicionit aktual në Bundesliga, duke u mjaftuar vetëm me një barazim në shtëpi.
Ekipi i udhëhequr nga trajneri Niko Kovaç ishte duke triumfuar me rezultatin 2:0 deri në minutën e 88-të, por një reagim i furishëm i mysafirëve bëri që takimi të mbyllet me shifrat 2:2.
Pavarësisht dominimit dhe rasteve të shumta të krijuara përgjatë gjithë ndeshjes, verdhezinjtë patën vështirësi të mëdha për të gjetur rrugën e rrjetës përballë skuadrës nga Bremeni.
Zhvillimi i ndeshjes ndryshoi në dhjetë minutat e fundit, kur Daniel Svensson deponoi topin në rrjetë në minutën e 80-të për t'i dhënë epërsinë vendësve. Vetëm pesë minuta më vonë, qendërmbrojtësi Niko Shloterbek dyfishoi avantazhin, duke çuar shifrat në 2:0.
Megjithatë, mysafirët nuk u dorëzuan në asnjë moment. Ludovit Rajs ngushtoi epërsinë në 2:1 në minutën e 88-të, ndërsa sulmuesi Niklas Fulkrug tronditi stadiumin duke vendosur barazimin 2:2 në minutën e dytë shtesë të takimit (90+2).
Falë këtij rezultati, Werder Bremeni siguroj një pikë jashtëzakonisht të rëndësishme, e cila e ngjit përkohësisht në pozicionin e katërt të klasifikimit gjerman.
Për skuadrën e drejtuar nga Niko Kovaç, ky është ngërçi i parë i sezonit, pasi në katër sfidat e para hapëse kishin regjistruar vetëm fitore.
Pavarësisht këtij hapi fals, ekipi nga Dortmundi ruan kryesimin dhe tani mban një distancë prej tri pikësh më shumë se kampioni në fuqi, Bayerni i Munihut, i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: