Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Ferizaj pëson humbje në sfidën e parë evropiane ndaj VIF-it

Redaksia Lajmetereja • 09-10-2026 21:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ferizaj pëson humbje në sfidën e parë evropiane ndaj VIF-it
Skuadra e Ferizajit e ka nisur me humbje paraqitjen e saj në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane në hendboll për femra. Në takimin e zhvilluar të premten mbrëma në palestrën sportive të fshatit Greme, vajzat e Ferizajit u mposhtën nga ekipi nga Ishujve Faroe, VIF, me rezultatin 34:23. Te skuadra vendase, më efikaset ishin Luna Gonçalves, Fatiha Haimer dhe Sevdanur Ozkan, të cilat realizuan nga pesë gola secila, ndërsa Agnesa Hysa kontribuoi me katër të tjerë. Në aspektin defensiv, portierja Edona Rogova u dallua me një paraqitje të mirë duke regjistruar 12 pritje. Kthesa dhe ndeshja e dytë e këtij rrethi do të luhet të dielën, sërish në palestrën e Gremes në Ferizaj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar