Sport
Shtylla i mohon barazimin, Kombëtarja e vajzave pëson humbje minimale ndaj Uellsit në “Loro Boriçi”
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Shqipërisë në futboll për femra ka nisur me humbje fazën “play-off” të Kupës së Botës 2027, pasi është mposhtur me rezultatin minimal 0-1 nga Uellsi, në takimin e parë të zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”.
Fati i ndeshjes u vendos që në pjesën e parë, kur Rawel Rowe arriti të tundë rrjetën në minutën e 22-të, duke kaluar uellsianet në epërsi. Pavarësisht këtij momenti delikat, vajzat kuqezi reaguan dhe kërkuan me ngulm golin e barazimit, ku mundësia më e mirë iu paraqit Fortesa Berishës në minutën e 51-të, por gjuajtja e saj u ndal fatkeqësisht nga shtylla.
Pavarësisht këtij disfatë në shtëpi, shanset për kualifikim mbeten të hapura për Shqipërinë para ndeshjes së kthimit, e cila do të luhet pas katër ditësh.
Edhe pse misioni është bërë më i vështirë për shkak se sfida vendimtare do të zhvillohet në transfertë, skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima është e vendosur të tentojë gjithçka për të realizuar një mrekulli në tokën uellsiane dhe për të siguruar një biletë historike në Kupën e Botës 2027, që do të organizohet në Brazil.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: