Sport
Skandali te Portugalia: Cristiano Ronaldo rrezikon pezullim deri në gjashtë muaj pas largimit nga kombëtarja
Reklamë e Sponsorizuar
Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, po përballet me mundësinë e një dënimi prej gjashtë muajsh pezullim dhe gjobë financiare, pas largimit të papritur nga kampi stërvitor i Përfaqësueses së Portugalisë.
Sipas raportimeve mediatike, 41-vjeçari lëshoi grumbullimin e kombëtares portugeze pasi mbeti në stol dhe nuk u aktivizua fare në sfidën kundër Norvegjisë.
Selektori Jorge Jesus, i cili më parë e ka drejtuar sulmuesin te Al-Nassr para se të merrte drejtimin e stolit portugez, kishte pranuar se i kishte premtuar minuta lojtarit, por më pas kishte ndryshuar vendimin duke e lënë rezervë. Kjo situatë shënoi rastin e parë në 18 vitet e fundit që Ronaldo grumbullohet nga Portugalia dhe nuk merr minuta në fushë.
Largimi i parakohshëm i tij nxiti edhe reagime publike, ku motra e futbollistit, Elma Aveiro, kërkoi publikisht më shumë respekt për vëllain e saj.
Tani, ish-sulmuesi i Manchester United rrezikon sanksione të rënda. Duke iu referuar të dhënave nga ESPN Brazil, statuti i Federatës Portugeze të Futbollit parashikon masa ndëshkimore për çdo lojtar që braktis grumbullimet apo aktivitetet e ekipit kombëtar pa arsye valide.
Kodi disiplinor i sanksioneve përcakton qartë se futbollistët që largohen pa shkak nga stërvitjet, ndeshjet apo angazhimet zyrtare të federatës, dënohen me pezullim nga një deri në gjashtë muaj, si dhe me gjobë monetare prej 500 deri në 1.000 euro për lojtarët profesionistë. Duke llogaritur se paga ditore e Ronaldos kap shifrën e rreth 488 mijë funteve, aspekti financiar i gjobës nuk paraqet ndonjë sfidë për të.
Nga ana e tij, Ronaldo është shprehur se do të zbulojë të vërtetën e plotë "në kohën e duhur", duke zgjedhur të mos flasë tani për të mos shpërqendruar shokët e skuadrës nga përgatitjet për sfidën e radhës kundër Danimarkës, e cila është programuar të luhet sonte.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: