Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës në Greqi: Sekuestrohen qindra kilogramë lëndë narkotike, në pranga dy shqiptarë dhe një grek

Redaksia Lajmetereja • 09-10-2026 16:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës në Greqi: Sekuestrohen qindra kilogramë lëndë narkotike, në pranga dy shqiptarë dhe një grek
Policia greke ka ndërmarrë një operacion të gjerë antidrogë ditën e mërkurë, më 7 tetor 2026, në disa zona të ndryshme të kryeqytetit grek, Athinë, duke çuar në sekuestrimin e sasive masive të lëndëve narkotike dhe arrestimin e tre personave, ku dy prej tyre janë shtetas shqiptarë dhe njëri grek. Sipas autoriteteve, njëri nga shqiptarët e prangosur ka një të shkuar kriminale tejet të rëndë, duke qenë i akuzuar më parë për vepra penale që përfshijnë edhe vrasjen. Operacioni është finalizuar pas një puna intensive hetimore, ku përfshiheshin analiza të hollësishme të inteligjencës policore, vëzhgime dhe verifikime të kryqëzuara të profileve të të dyshuarve. Si rezultat, ndaj dy shtetasve shqiptarë të moshës 44 dhe 23 vjeç, si dhe 29-vjeçarit grek, janë ngritur akuza penale për blerje, posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike, si dhe për veprën penale të kundërshtimit dhe dhunës ndaj punonjësve të policisë gjatë detyrës. Në kuadër të aksionit në Athinën Verilindore, autoritetet kapën 44-vjeçarin shqiptar, të cilit iu sekuestruan 3 kilogramë e 215 gramë kokainë me qëllim shpërndarjen. Ndërkohë, në Athinën Perëndimore, efektivët e skuadrës së ndërhyrjes së shpejtë “DIAS” lokalizuan 29-vjeçarin grek, në bagazhin e automjetit të të cilit u zbuluan 10 kilogramë e 800 gramë marijuanë e llojit SKUNK dhe 3 kilogramë e 900 gramë hashish në formë çokollate. Thellimi i hetimeve zbuloi se e gjithë kjo sasi droge ishte siguruar nga 23-vjeçari shqiptar, i cili dyshohet se ka vepruar si furnitor i dy të arrestuarve të tjerë, nën udhëzimet e një personi të tretë ende të paidentifikuar. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në zonën e Artemidës, e cila ishte marrë me qira për periudhën 6-13 tetor, policia gjeti një arsenal të vërtetë droge. Gjatë këtij momenti, 23-vjeçari ka shfaqur rezistencë të dhunshme duke shtyrë efektivët e policisë. Në këtë banesë u zbuluan dhe u konfiskuan 32 kilogramë e 65 gramë kokainë, 245 kilogramë e 700 gramë marijuanë SKUNK dhe 51 kilogramë e 600 gramë hashish çokollatë. Kontrollet e mëtejshme të mbështetura nga Nëndrejtoria e Inteligjencës dhe Veprimeve Speciale në shtëpitë e të arrestuarve të tjerë sollën zbulimin e sasive shtesë të lëndëve narkotike. Në total, bilanci përfundimtar i këtij operacioni madhor antidrogë përfshin sekuestrimin e 35 kilogramë e 400 gramë kokainë, 256 kilogramë e 503.3 gramë marijuanë, 55 kilogramë e 500.9 gramë hashish çokollatë, një automjet privat, 170 euro, aparatura telefonike, 3 karta memorieje, doreza, paketime të shumta najloni dhe 4 çelësa. Ajo që ka rënë në sy të grupit hetimor gjatë ekzaminimit të paketave të hashishit “çokollatë”, ka qenë prania e imazheve të personaliteteve të njohura botërore dhe simboleve të ndryshme, ku spikatnin fotografitë e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Presidentit rus Vladimir Putin, Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, si dhe të trafikantit famëkeq kolumbian Pablo Escobar, krahas logos së një kompanie të njohur këpucësh. Në fund, autoritetet bënë me dije se 44-vjeçari shqiptar ka një dosje të pasur kriminale, pasi në të kaluarën është përballur me drejtësinë për akuza që lidhen me vrasje, grabitje, vjedhje, falsifikim dokumentesh, si dhe për shkelje të legjislacionit për armët dhe lëndët narkotike.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar