Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Valë alarmesh për bomba në institucione, Policia: Kërcënimet përmes e-mailit rezultuan të rreme

Redaksia Lajmetereja • 09-10-2026 10:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Valë alarmesh për bomba në institucione, Policia: Kërcënimet përmes e-mailit rezultuan të rreme
Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me mesazhet kërcënuese me eksploziv që mbërritën gjatë paradites në adresat elektronike të disa institucioneve shtetërore, duke konfirmuar se pas kontrolleve të kryera nuk është konstatuar asnjë mjet i dyshimtë apo lëndë plasëse. Sipas autoriteteve policore, po punohet intesivisht për të gjurmuar dhe zbardhur origjinën e këtyre shpërndarjeve digjitale. “Në adresat elektronike zyrtare të disa institucioneve shtetërore është dërguar një mesazh kërcënues, në të cilin pretendohet për vendosjen e lënde shpërthyese në ambientet e tyre. Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet. Deri tani, nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese. Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit vijojnë punën për identifikimin e burimit të mesazhit”, theksohet në deklaratën e Policisë. Këto mesazhe alarmante janë shpërndarë në 150 adresa të ndryshme institucionale, ku dërguesi, i cili paraqitet si “udhëheqës i milicisë serbe”, ka përdorur tone të ashpra dhe kërcënuese ndaj stafeve dhe vetë institucioneve. “Përshëndetje. Jam udhëheqësi i Milicisë Serbe. Kemi ardhur të hakmerremi ndaj jush. Sapo kam vendosur personalisht një mjet shpërthyes në ndërtesën tuaj. Shpërthimi do të ndodhë pas një ore. Nga ju do të mbeten vetëm copa mishi. Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë. FAT TË MBARË”, shkruhet në tekstin e e-mailit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar