Sport
Kosova kërkon histori sot ndaj Austrisë në “Fadil Vokrri” për biletën e Botërorit 2027
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll për femra do të zbresë fushës sot për t'u ballafaquar me Austrinë, në kuadër të fazës së play-off-it për kualifikimet e Kupës së Botës 2027.
Kjo përballje vendimtare do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, ndërsa arbitri do të sinjalizojë fillimin e ndeshjes duke nisur nga ora 18:00.
Në prag të këtij takimi, Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se dyert e stadiumit do të jenë të hapura për të gjithë dashamirësit e futbollit pa pagesë, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mbushin shkallët e stadiumit për të mbështetur futbollistet kosovare në këtë mision historik.
“Bashkë për Kosovën, bashkë për ëndrrën e madhe!”, thuhet në thirrjen zyrtare të FFK-së drejtuar opinionit publik dhe tifozëve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: