Sport
I fshihej drejtësisë për dekada me emra të rremë, kapet në SHBA shqiptari i dënuar për vrasje
Reklamë e Sponsorizuar
Autoritetet ligjzbatuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prangosur shtetasin shqiptar Valentin Ftoni, i cili ishte shpallur personazh i tillë në kërkim ndërkombëtar prej vitesh.
Operacioni për kapjen e tij u finalizua pas një hetimi intensiv të përbashkët, ku luajtën rol kyç Shërbimi i Marshallëve Amerikanë, Ambasada e SHBA-së në Tiranë, si dhe agjenci të tjera partnerë të zbatimit të ligjit.
Gjatë gjithë kësaj periudhe, Ftoni kishte arritur t'i shmangej arrestit dhe drejtësisë duke lëvizur dhe përdorur vazhdimisht dokumente dhe identitete të rreme.
Sipas dosjes hetimore, ai rezulton i dënuar nga drejtësia shqiptare me 25 vjet heqje lirie për veprën penale të vrasjes.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: