Kronikë
Kushtet e vështira atmosferike në vend, Policia e Kosovës lëshon apel urgjent për shoferët
Reklamë e Sponsorizuar
Për shkak të kushteve atmosferike të karakterizuara nga reshje shiu, prani të mjegullës dhe akteve rrugore të lagështa, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të tregojnë vigjilencë të lartë gjatë qarkullimit në rrugë.
Përmes një njoftimi të shoqëruar me grafikë informuese në rrjetin social Facebook, autoritetet policore kanë orientuar ngasësit që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, duke përshtatur shpejtësinë dhe stilin e drejtimit me gjendjen aktuale të motit.
“Mjegulla, shiu dhe rrugët e lagështa kërkojnë kujdes të shtuar.
Gjatë gjithë këtij sezoni, ndryshimi i motit kërkon ndryshim të sjelljes në timon”, theksohet ndër të tjera në thirrjen publike të drejtuar nga ana e Policisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: