Kronikë
Incident i rëndë në Podujevë: I biri dhunon të atin, dërgohet urgjentisht në Psikiatri
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së enjtes qytetin e Podujevës, ku një person ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës nën dyshimin e bazuar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.
Bazuar në buletinin zyrtar 24-orësh të forcave të rendit, i dyshuari, i cili po ashtu dyshohet se është përdorues i substancave narkotike, pas ndërhyrjes policore është transferuar menjëherë për kujdes mjekësor në Klinikën e Psikiatrisë në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
“Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është vënë nën masën e ndalimit policor dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në nomineklaturën zyrtare të Policisë së Kosovës.
Ndërkohë, organet kompetente të sigurisë kanë hapur një hetim zyrtar për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e sakta që çuan drejt këtij incidenti brenda familjes.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: