Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Guximi i 60-vjeçares shqiptare: U përball me flakët në Zvicër për të shpëtuar banesën

Redaksia Lajmetereja • 08-10-2026 22:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Guximi i 60-vjeçares shqiptare: U përball me flakët në Zvicër për të shpëtuar banesën
Një situatë dramatike u regjistrua të mërkurën, më 7 tetor, në Rothrist të kantonit Aargau në Zvicër, ku një shtetase shqiptare u përball me një zjarr që përfshiu ballkonin e një ndërtese banimi dhe biznesi në rrugën Rubernstrasse. Pavarësisht rrezikut, 60-vjeçarja Shadije A. nuk qëndroi duarkryq, por ndërhyri menjëherë për të frenuar përhapjen e flakëve. Ngjarja ndodhi rreth mesditës, ndërsa tymi i dendur dhe zjarri ishin të dukshëm edhe nga distanca të largëta. Shadija, e cila ndodhej për vizitë te djali i saj, vuri re flakët pak minuta pasi kishte fikur një cigare në ballkon. Duke vepruar instinktivisht, ajo u përpoq ta shuante zjarrin me mjete rrethanore. „Kur pashë flakët, mora menjëherë kova dhe enë të mbushura me ujë për t'i shuar ato. Gjatë kësaj përpjekjeje, pësova lëndime në krahun e djathtë dhe në këmbë“, rrëfeu ajo. Pas ndërhyrjes, 60-vjeçarja u dërgua në spital për trajtim mjekësor, por fatmirësisht lëndimet nuk rezultuan serioze dhe ajo u lirua shpejt. Në këtë betejë me zjarrin, ajo nuk ishte e vetme. Disa punëtorë që ndodheshin pranë ndërtesës vunë re tymin dhe vrapuan për ndihmë. Një bashkatdhetar nga Kosova u angazhua në mënyrë aktive, duke përdorur jastëkët e ballkonit për të goditur flakët deri në shuarjen e tyre të plotë. Duke treguar modesti për veprimin e saj, Shadija theksoi: „Unë thjesht veprova. Jam mirënjohëse për ndihmën e tij dhe e lumtur që askush nuk humbi jetën“. Policia Kantonale e Aargaut konfirmoi se të gjithë banorët e ndërtesës arritën të largoheshin në kohë dhe pa lëndime të tjera. Autoritetet po hetojnë shkaqet e incidentit, ku dyshimi kryesor bie mbi mbetjet e një cigareje që mund të mos kenë qenë shuar siç duhet. Specialistët janë duke vijuar punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij rasti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar