Politikë
Nga thirrjet për votimin e ish-ministres së PDK-së te posti kyç: Kush është shefja e re e stafit të Presidentes?
Reklamë e Sponsorizuar
Presidentja e sapozgjedhur e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka zyrtarizuar emërimin e Berita Abazit në krye të stafit të saj institucional.
Abazi, e cila më parë ka mbajtur pozitën e shefes së stafit të Albulena Haxhiut dhe ka shërbyer si asambliste e Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Prishtinës, merr këtë detyrë në një kohë kur në opinionin publik është rikthyer vëmendja te një mesazh i saj i kaluar.
Bëhet fjalë për një postim të bërë pikërisht natën kur u zgjodh presidentja, ku ajo kishte bërë thirrje publike duke shkruar: "Me pak se 2 orë i kemi për me zgjedh Presidentin dhe me votu Ligjin. Votoje PDK ish Ministren tande, Kryetaren e Akademisë të Shkencave dhe Arteve të Kosovës, profesoreshën Justina Shiroka Pula".
Pak kohë pas këtij episodi, Abazi është përfshirë zyrtarisht në strukturën drejtuese të kabinetit presidencial.
Në këtë mënyrë, militantja e Vetëvendosjes, e cila dikur e kishte cilësuar Shiroka-Pulën si ish-ministre të Partisë Demokratike të Kosovës, tashmë do të drejtojë stafin e saj më të ngushtë në Presidencë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: