Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Prapaskenat e Bayern Munich: Dy kushtet kyçe për të siguruar të ardhmen e Michael Olise

Redaksia Lajmetereja • 08-10-2026 15:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Prapaskenat e Bayern Munich: Dy kushtet kyçe për të siguruar të ardhmen e Michael Olise
Edhe pse marrëveshja aktuale e Michael Olise është e vlefshme deri në vitin 2029, drejtuesit e Bayern Munich kanë nisur lëvizjet konkrete për të siguruar një rinovim afatgjatë me talentin francez, i cili po ndiqet me vëmendje nga gjigantët e tjerë evropianë. Sipas burimeve mediatike në Gjermani, klubi bavarez është detyruar të shtyjë bisedimet e parapara me sulmuesin 24-vjeçar, pasi para tyre dalin dy çështje kyçe që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. Sfida e parë lidhet ngushtë me aspektin financiar. Gjigantët e Bundesligës duhet të rishikojnë ndjeshëm ofertën ekonomike për Olise, i cili aktualisht pëfiton 14 milionë euro në vit. Nga ana e tij, lojtari kërkon një trajtim financiar të barabartë me yjet e tjerë të skuadrës, si Jamal Musiala dhe Harry Kane. Për ilustrim, Musiala arkëton 21 milionë euro në sezon, ndërsa kapiteni anglez arrin shifrën e 25 milionë eurove në vit. Ndryshe qëndron puna me pengesën e dytë, e cila ka të bëjë me ambicien e klubit për të përfshirë një klauzolë largimi në kontratën e re. Përfaqësuesit e Bayernit insistojnë në këtë pikë, por francezi kundërshton fuqishëm, duke preferuar të mbajë të hapura dyert për një lëvizje të ardhshme në karrierën e tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar