Sport
De Rossi paralajmëron shpërthimin e Mitajt: Do ta shihni se kush është vërtet
Reklamë e Sponsorizuar
Genoa bëhet gati për një fillim të ri në kampionat, teksa këtë të shtunë do të kërkojë kthesën ndaj Fiorentinës, pas një nisjeje të vështirë në Serie A ku ka grumbulluar vetëm një pikë nga pesë sfidat e para.
Në konferencën për shtyp para kësaj ndeshjeje, trajneri i Genoas, Daniele De Rossi, u shpreh i qetë dhe besimplotë për të ardhmen e skuadrës së tij, pavarësisht rezultateve zhgënjyese të deritanishme.
“Jam i qetë dhe po vazhdoj punën time, ndonëse me keqardhjen e natyrshme që ka çdo trajner kur pritshmëritë nuk përkojnë me fushën. Megjithatë, mbetem optimist sepse kam parë një grup që ka punuar me përkushtim maksimal, si në aspektin fizik ashtu edhe në atë mendor. Kemi ruajtur një atmosferë pozitive dhe jam i bindur se do të bëjmë një paraqitje të shkëlqyer”, u shpreh ai.
Tekniku italian theksoi se skuadra e tij ka arkëtuar më pak sesa ka prodhuar në fushë, ndaj kërkoi intensifikim të ritmit dhe angazhim edhe më të lartë në vijim.
Duke folur për ecurinë e disa prej lojtarëve, De Rossi veçoi risitë në skuadër, duke dhënë vlerësime pozitive edhe për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.
“Wiafe është lojtari që më ka surprizuar më shumë, pasi nuk e njohja më parë. Së shpejti do të jetë një nga pikat kyçe të formacionit. Edhe Mitaj, nga ana e tij, ka potencial shumë më të madh dhe tifozët nuk e kanë parë ende versionin e tij më të mirë”, përfundoi De Rossi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: