Aktuale
Talenti brazilian i Real Madridit thotë “Po” Milanit, marrëveshja mund të konkretizohet në janar
Reklamë e Sponsorizuar
Sulmuesi i talentuar brazilian, Endrick, ka shprehur gatishmërinë e tij për t'u bashkuar me skuadrën e Milanit gjatë afatit kalimtar të janarit, në kërkim të hapësirave më të mëdha aktivizimi.
Duke qenë se po aktivizohet shumë pak te Real Madridi, 20-vjeçari synon një largim të përkohshëm për të gjetur ritmin e lojës. Gjatë këtij edicioni, ai ka regjistruar vetëm 4 minuta lojë, ndërsa kujtojmë se në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, kur ishte i huazuar te Lyoni, pati një paraqitje mjaft produktive duke shënuar 8 gola dhe duke dhuruar 8 asiste në 21 ndeshje.
Interesimi i kuqezinjve për lojtarin daton që nga merkatoja e verës, ndërsa tani ata synojnë ta sigurojnë atë në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit. Megjithatë, përveç Milanit, në garë për shërbimet e sulmuesit janë futur edhe Roma dhe Aston Villa.
Pavarësisht interesimit nga klubet e tjera, mësohet se preferenca kryesore e Endrick është Milani, ndonëse fjalën e fundit për këtë transferim do ta kenë Real Madridi dhe Jose Mourinho.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: