Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Talenti brazilian i Real Madridit thotë “Po” Milanit, marrëveshja mund të konkretizohet në janar

Redaksia Lajmetereja • 08-10-2026 14:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Talenti brazilian i Real Madridit thotë “Po” Milanit, marrëveshja mund të konkretizohet në janar
Sulmuesi i talentuar brazilian, Endrick, ka shprehur gatishmërinë e tij për t'u bashkuar me skuadrën e Milanit gjatë afatit kalimtar të janarit, në kërkim të hapësirave më të mëdha aktivizimi. Duke qenë se po aktivizohet shumë pak te Real Madridi, 20-vjeçari synon një largim të përkohshëm për të gjetur ritmin e lojës. Gjatë këtij edicioni, ai ka regjistruar vetëm 4 minuta lojë, ndërsa kujtojmë se në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, kur ishte i huazuar te Lyoni, pati një paraqitje mjaft produktive duke shënuar 8 gola dhe duke dhuruar 8 asiste në 21 ndeshje. Interesimi i kuqezinjve për lojtarin daton që nga merkatoja e verës, ndërsa tani ata synojnë ta sigurojnë atë në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit. Megjithatë, përveç Milanit, në garë për shërbimet e sulmuesit janë futur edhe Roma dhe Aston Villa. Pavarësisht interesimit nga klubet e tjera, mësohet se preferenca kryesore e Endrick është Milani, ndonëse fjalën e fundit për këtë transferim do ta kenë Real Madridi dhe Jose Mourinho.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar