Aktuale
Skandali me videot: Dalin në dritë mesazhet e vjetra mes Blerina Matrakut dhe bashkëshortes së Adrian Hilës
Reklamë e Sponsorizuar
Përplasja e fundit mediatike rreth videove virale që kanë pushtuar rrjetet sociale ka nxjerrë në pah një detaj të kaluar nga marrëdhënia e artistëve. Pas reagimit të fundit të Blerina Matrakut, vëmendja e publikut është zhvendosur te një komunikim i vjetër digjital mes saj dhe Klaudia Hilës, gruas së kompozitorit të njohur Adrian Hila.
Në deklaratën e saj publike për situatën e krijuar nga publikimi i pamjeve, Matraku u ndal edhe te Klaudia, duke i kërkuar falje publike për shqetësimin dhe dhimbjen emocionale që mund t'i jetë shkaktuar asaj dhe fëmijëve të tyre.
Menjëherë pas këtij ndjese, në hapësirën digjitale onlne ka nisur të qarkullojë një shkëmbim mesazhesh i kohëve më parë mes dy grave, i cili tani po analizohet ndryshe nën dritën e ngjarjeve të fundit.
Në foton e bisedës së zbardhur, Blerina i drejtohej Klaudias me fjalët: “Ti je dashuri”, ndërsa bashkëshortja e kompozitorit i ishte përgjigjur ngrohtësisht: “Të puth fort dritë!”.
Sipas të dhënave të shfaqura, ky komunikim daton rreth 432 javë më parë, ose afërsisht tetë vite në të kaluarën, duke dëshmuar se dikur ato kanë gëzuar një marrëdhënie të ngushtë dhe miqësore.
Ripublikimi i këtij dialogu të hershëm vjen në një kohë kur emrat e Blerina Matrakut, Adrian Hilës dhe Klaudia Hilës janë kthyer në kryefjalën e portaleve dhe diskutimeve në rrjet.
Në reagimet e saj zyrtare, Matraku ka bërë thirrje të vazhdueshme që shpërndarja e videove të ndalet menjëherë, duke argumentuar se ky veprim ka caktuar kufijtë e jetës së saj personale dhe ka cenuar rëndë privatësinë e saj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: