Aktuale
Konfirmimi i pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Kosova 5” i kushton shtrenjtë, suspendohet Shefqet Hoxha
Reklamë e Sponsorizuar
Vetëm pak ditë pasi bërë bujë me deklaratën e tij se do të jetë pjesë e edicionit të ri të formatit televiziv “Big Brother VIP Kosova 5”, Shefqet Hoxha, i njohur si Sheki, është përballur me masa disiplinore.
Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, ai kishte zbuluar se kishte pranuar ftesën e produksionit, duke veçuar përfitimet e majme financiare dhe pagesat javore si shtysën kryesore për të hyrë në shtëpinë më të famshme në vend. Sipas rrëfimit të tij, megjithëse kishte pasur kontakte edhe vitin e kaluar, marrëveshja ishte arritur vetëm këtë sezon.
Në të njëjtën intervistë, Hoxha kishte pranuar se nuk e kishte ndjekur rregullisht spektaklin dhe se nuk kishte ndonjë parashikim se sa gjatë do të arrinte të rezistonte brenda lojës.
Mirëpo, duket se zbulimi i detajeve para nisjes zyrtare të emisionit ka rënë ndesh me rregulloren e rreptë të produksionit. Përmes një postimi në llogaritë e tij zyrtare në rrjetet sociale, Sheki ka njoftuar ndjekësit e tij për vendimin e papritur ndaj tij.
"Mos u mërzitni se sapo më lajmëruan që më paskan suspenduar, mu për këtë intervistë", ka shkruar ai, duke lënë të kuptohet se thyerja e konfidencialitetit përpara hyrjes zyrtare i ka kushtuar atij pezullimin.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: