Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Kurti takon Presidenten e re: Mirënjohje që pranoi këtë mision të lartë për vendin

Redaksia Lajmetereja • 08-10-2026 13:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kurti takon Presidenten e re: Mirënjohje që pranoi këtë mision të lartë për vendin
Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takimin e tij të parë zyrtar me Presidenten e re të vendit, Justina Shiroka-Pula, në ambientet e Presidencës, ku u prit me një buqetë me lule. Gjatë këtij takimi inaugurues, kreu i ekzekutivit shprehu mirënjohjen e tij ndaj presidentes Shiroka-Pula për marrjen përsipër të kësaj përgjegjësie të rëndësishme shtetërore. “Nder dhe kënaqësi ta kemi presidente të Republikës së Kosovës, profesoreshën Justina Shiroka Pula, dhe të zhvillojmë takimin tonë të parë në zyrën e saj të re. E urova për detyrën dhe e falënderova që na gëzoi duke pranuar këtë përgjegjësi në një kohë kur vendi kishte shumë nevojë për president që, përveçse përbashkon e sjell stabilitet, ka integritet të lartë, dije të gjerë dhe përvojë të gjatë akademike e institucionale”, u shpreh Kurti. Në përfundim të takimit, kryeministri theksoj gatishmërinë për bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me shefen e shtetit, me qëllim realizimin e projekteve në shërbim të qytetarëve dhe përmbushjen e prioriteteve shtetërore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar