Sport
Dënimi i Xhakës në Zvicër, reagon trajneri i Sunderlandit: Kjo është gjëja më e rëndësishme për ne
Reklamë e Sponsorizuar
Strategu i Sunderlandit, Regis Le Bris, ka thyer heshtjen lidhur me situatën e fundit ligjore të mesfushorit Granit Xhaka, pasi ky i fundit u dënua në Zvicër për çështjen e certifikatës së rreme të COVID-19.
Gjatë një prononcimi për media, tekniku francez u pyet nëse lojtari duhet të ndihet i lehtësuar që sanksioni ndaj tij është me kusht dhe shmang heqjen e lirisë, duke u përgjigjur shkurtimisht: "Absolutisht. Është shumë më mirë për një futbollist."
Megjithatë, Le Bris refuzoi të zgjerohet në çështje që nuk i përkasin fushës së blertë, duke vënë në pah se fokusi i tij i vetëm te lojtari mbetet performanca sportive dhe angazhimi në stërvitje.
"Nuk kam koment për temat jashtë futbollit, por ajo që kam parë gjatë pushimit të kombëtareve është se ai është stërvitur shumë mirë. Kjo është shumë pozitive. Ai është në një gjendje shumë të mirë nga ana futbollistike dhe për mua kjo është gjëja më e rëndësishme", u shpreh trajneri i skuadrës angleze.
Në vijim të sezonit, Granit Xhaka pritet të ruajë rolin e tij si një ndër liderët kryesorë të Sunderlandit, teksa klubi po punon fort për të arritur objektivat e vendosura.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: