Aktuale
Skandali financiar me koncertin e Nora Istrefit në Chicago, dalin në dritë bisedat private dhe transaksionet
Reklamë e Sponsorizuar
Një histori e pazakontë ka dalë në dritë rreth marrëdhënieve mes këngëtares së njohur Nora Istrefi, menaxherit të saj Ceni Kamberi dhe organizatorëve të një koncerti, duke ngritur dyshime serioze mbi menaxhimin e fondeve dhe fatin e pagesave paraprake.
Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksi, bëhet fjalë për një ngjarje të lidhur me një koncert që do të mbahej në Chicago, për të cilin organizatorët kishin lënë një kapar prej 3,500 dollarësh. Përveç kësaj shume, marrëveshja përfshinte edhe një pagesë shtesë prej 500 dollarësh dedikuar pajisjes me vizë të artistes, pa llogaritur fitimet e pritura nga shitja e biletave.
Akuza kryesore e ngritur nga denoncuesi është se shuma e depozituar është tërhequr nga menaxheri, ndërkohë që më pas kanë lindur paqartësi të shumta nëse këto të ardhura i janë kaluar apo jo këngëtares në fjalë.
Në një prej bisedave të bëra publike, një llogari që paraqitet si e Nora Istrefit i drejtohet Ceni Kamberit me fjalët: “Ceni të lutem thuji pronarit të eventit për kapar. A i ke thon hala?! Tlutem tregom”. Përgjigjja e menaxherit nuk ka vonuar, duke u shprehur: “Ok Nora e kryn sitmi dergon menjeher tregoj.” Ky shkëmbim dëshmon se vetë artistja ka kërkuar vazhdimisht informacione mbi statusin e pagesës.
Një tjetër provë e dorëzuar në redaksi përfshin historikun e një transaksioni përmes MoneyGram të datës 5 mars 2026, ku shfaqet shuma prej 3,500 dollarësh me statusin “Ready For Pickup”, ndërsa në dokument figuron emri Hysen Kameri lidhur me miratimin dhe tërheqjen e fondeve.
Në mesazhet vijuese, situata bëhet edhe më e tensionuar, ku përmenden shprehje si “Gjysmen e gjith parave me the” dhe diskutime rreth depozitës që i ishte dërguar Cenit, ndërsa nga ana tjetër pretendohet se nuk është marrë asnjë fond.
Komunikimet e tjera të siguruara tregojnë se persona të afërt me situatën e kanë pyetur vazhdimisht Norën nëse kishte biseduar me Cenin për paratë, duke e shoqëruar këtë edhe me një mesazh zanor prej 48 sekondash, çka tregon se interpretuesja nuk ka pasur dijeni të plotë se kur dhe si janë administruar paratë.
Përveç çështjes financiare, denoncuesi hedh akuza se Ceni Kamberi e ka anuluar udhëtimin e Nora Istrefit për në Chicago në momentet e fundit, ndërkohë që fondet e mbledhura nuk i janë kthyer as organizatorëve dhe as nuk i janë dorëzuar artistes.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: