Sport
Lamtumira prekëse e Lionel Messit: Mesazhi i ndjerë për të gjithë argjentinasit pas mbylljes së epokës me kombëtaren
Reklamë e Sponsorizuar
“Dje ishte ndeshja ime e fundit dhe tashmë më mungon veshja e fanellës ‘albiceleste’. E di që po marr vendimin e duhur. Ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm, plot gëzim e pak trishtim, por e di që çdo hap që hodha ia vlente.”
Me këto fjalë, ylli argjentinas Lionel Messi e ka nisur mesazhin e tij të ndjeshëm në rrjetet sociale, drejtuar bashkatdhetarëve të tij, pas aktit të fundit me fanellën e kombëtares.
“Dhe ka ende kaq shumë për të thënë,” ka shtuar më tej ai, duke theksuar se është e pamundur që të përmbledhë në një postim të vetëm apo t'i shprehë me fjalë të gjitha emocionet që e shoqërojnë.
Sipas tij, ky rrugëtim legjendar nuk do të ishte realizuar kurrë pa mbështetjen e pakushtëzuar të familjes së tij, e cila ka qenë gjithmonë në krahun e tij, veçanërisht gjatë periudhave më të vështira kur prania e tyre ishte më e domosdoshme.
Messi nuk ka harruar pa përmendur as bashkëudhëtarët e tjerë të suksesit: “Miqtë e mi, si dhe të gjithë shokët e skuadrës e trajnerët që kam pasur, ishin thelbësorë. Nuk dua ta harroj Diego, i cili e çoi vendin tonë aty ku e meritonte dhe na ndihmoi duke qenë me ne, madje edhe nga qielli, në çdo hap që hodhëm.”
Në fjalën e tij, sulmuesi shprehu mirënjohje edhe për institucionet sportive: “Falënderoj klubet për të cilat kam luajtur, që gjithmonë i kanë respektuar ndjenjat e mia dhe më kanë lejuar t’i përkushtohem vendit tonë sa herë që bëhej fjalë për të veshur fanellën e kombëtares.”
“Sigurisht, faleminderit Zotit: pa udhëzimin dhe vullnetin e Tij, nuk do të guxonim as të ëndërronim se do të arrinim kaq larg. Ju dua shumë të gjithëve; do të më mungoni dhe do t’ju jem gjithmonë mirënjohës që qëndruat pranë nesh, pranë meje,” ka përmbyllur rrëfimin e tij emocionues Lionel Messi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: