Politikë
Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit, Përparim Rama: Ajo do të shërbejë si urë bashkimi për shoqërinë
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ka dërguar një mesazh urimi Justina Shiroka-Pulës pas marrjes së detyrës së re si presidente e Kosovës, duke e cilësuar atë si një personalitet që kapërcen ndarjet partiake.
Gjatë reagimit të tij, kreu i kryeqytetit ka vënë në pah sfondin e pasur akademik, shkencor dhe politik të presidentes së re, duke shprehur besimin se profili i saj do të ndihmojë në harmonizimin dhe bashkimin e qytetarëve e të komunitetit në përgjithësi.
Duke i uruar suksese në këtë angazhim të rëndësishëm shtetëror, Rama u bëri thirrje të gjithë akterëve politikë, pozitë e opozitë, që të bashkëpunojnë për të mirën e vendit.
“Unë i kam uruar presidentes së re, i uroj të gjithëve, qeverisë, opozitës, që në fund kanë mundur me u marrë vesh për një person si Justina Shiroka-Pula, një mikeshë faktikisht, një person i mrekullueshëm, një person me një eksperiencë gjatë akademike, shkencore, politike, e që mendon faktikisht përtej partive politike. Pra është një person që gjithsesi besoj që bashkon komunitetin, bashkon shoqërinë tonë dhe i uroj çdo të mirë në këtë mision të madh faktikisht që tash e ka në dorë për me i shty përpara proceset e mëdha për vendin tonë. Urime, urime presidentes!”, deklaroi Rama.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: